• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha në Gjirokastër: Rritja e çmimit të naftës, Rama tallet me shqiptarët

07/10/2022
Berisha në Gjirokastër: Rritja e çmimit të naftës, Rama tallet me shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama. Në një takim në Gjirokastër, Berisha tha se qeveria tallet me shqiptarët në kohë krizë.

“Kjo është një qeveri që nuk pyet për qytetarët. Nuk pyet për qytetarët ai që harxhon mbi 2 milionë euro udhëtime me avion në dispozicion. Në një kohë kur mund të udhëtojë me bileta, linja tregtare siç udhëtojnë shumë kryeministra. Nuk pyesin për qytetarët që porosisin një biftek aq sa shpenzon një familje 5 muaj për ushqimin e vet.

Nuk mundet një ministër, zyrtar që t’i lejojë vetes një abuzim të tillë. Edhe nëse është i pasur vetë, fakti që është në detyrën e ministrit, është i detyruar të mendojë për qytetarin. Po lëre pastaj se si e kanë pasurinë. E kanë vendosur në kurriz të qytetarit. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të angazhohemi në këtë betejë sikundër të angazhohemi në protesta të fuqishme” – tha Berisha.

Berisha komentoi edhe rritjen e çmimit të naftës për të cilin tha se Rama tallet me shqiptarët.

“Dy javë më parë deklaroi rritjen me 420 lekë mbi 800 kilovat. U tërhoq, sot e vendosi për muajin nëntor. Mirë e bën nëse e lejojmë, ne duhet të ngrihemi të gjithë. Sot nafta kishte rënie në bursë, sot ai e rriti me 220 lekë të tjera. Ai tallet me shqiptarët. I shumëzon me zero, me një arrogancë të verbër. I mashtron çdo ditë” – tha Berisha që premtoi se opozita ka një paketë antikrizë.

“Kemi paketën antikrizë me të cilën do të japim përgjigjen më të mirë. Do të vendosim minimumin jetik, ndër aktet e para. Kemi biseduar dhe negociuar me sindikatat dhe po përllogaritim minimumin jetik. Do të mbi dyfishojmë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike. Do të përgjysmojmë taksat mbi naftën, do të subvencionojmë transportin publik. Çdo qeveri që ndjen dhimbjen e qytetarëve, ka të gjitha mundësitë ti lehtësojë ato, ti përgjysmojë dhe të qetësojë krizën” – tha Berisha që foli edhe një herë për bashkim të opozitës.

“Nuk mund të na pengojnë ne përpjekjet për zgjedhjet lokale, me të cilat do ecim si opozitë e bashkuar. Do të bëjmë gjithçka për të dalë me një kandidat. Kjo nuk mund të na pengojë për të ndërmarrë protestat më të fuqishme, sepse përndryshe do të kemi rrënim, rrënim dhe vetëm rrënim” – tha kreu i PD-së.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al