• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha në Gjirokastër: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij

24/04/2025
Berisha në Gjirokastër: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gjirokastër prezantoi programin ekonomik të PD, të cilin e cilësoi të thjeshtë e me dy objektiva. Sipas tij kthimin e parave qytetarëve dhe krijimin e mundësive për të gjithë shqiptarët. Lideri i opozitës gjithashtu premtoi lehtësime të ndjeshme fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë rritjen e pragut të TVSH-së. Po ashtu Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama për keqpërdorim të fondeve publike dhe ndarje të pasurive me një rreth të ngushtë.

“Miqtë e mi, ky program është shumë i thjeshtë. Ka dy objektiva. Së pari kthimin e parave atyre që ua merr.
Së dyti, një mundësi për çdo shqiptar. Një mundësi të re për çdo shqiptar. Përndryshe udhëtimi ynë drejt madhështisë që meritojmë është i vështirë. Garantoj cdo biznes të vogël se tavani i TVSH-së do kalojë në 180 mijë euro. Se tavani për tatim fitimin do kalojë në 180 euro. Se hapësira publike do pjesëtohet me 5. Se bashkia nuk do mund vendosë kurrë taksa më shumë se 1 përqind të xhiros.

Se energjia do blihet me 6 lekë dhe jo 18 si sot. Se fatura e ujit do përgjysmohet. Se banka do financojë me kredi të buta të mbuluara nga qeveria investimet në biznesin e vogël. Miqtë e mi, biznesi i vogël është gjenerator punësimi, por ne nuk injorojmë kurrë biznesin e mesëm dhe të madh. Ndaj dhe kemi vendosur të kemi barrën fiskale më të ulët në Europë. Taksa 10 përqind mbi tatim fitimin. TVSH-ja bie në 15 përqind. Vetëm me uljen në 10 përqind të tatim fitimit mbi të ardhurat personale, rrogat mbi minimale rriten automatikisht 13 përqind.

Përveç kësaj, jam për t’u zotuar këtu para jush se rritja e rrogave e pensioneve është një nga qëllimet më madhore gjersa ne të dalim përsëri në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensione. Ne ishim, do dalim përsëri. Asnjë vend nuk ka pasuritë e Shqipërisë. Ato duhet t’i gëzojnë qytetarët shqiptarë. Këto pasuri duhet të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët shqiptarë. Cili është dallimi i këtij programi me aktualin? Edhe tani, buxheti, u mburr, i rrahu gjoksin Edi Rama, 8 miliardë. 8 miliardë të marra të gjitha nga taksat tuaja. Edhe tani pasuritë ja ku janë. Po çfarë ndodh me to? I ndan një grup i vogël njerëzish, i ndajnë qeveritarët.

Mund të rrish net të tëra t’i rikujtosh, por çdo ditë, çdo orë del një skandal. E morët vesh ju, Tërmeti, 60 milionë euro drejtorëve të vet. 5D e Tiranës. A e dini mor miq çfarë janë 60 milionë euro? U garantoj se po të ishin investuar 60 milionë euro në Gjirokastër, do kishin transformuar në shumë aspekte këtë rreth. Vidhen. Po me kë i ndan Tërmeti? Po Tërmeti natyrisht i ndan me Kumbaron, i ndan me Edi Ramën,” tha Berisha.

Related Posts

Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës
Uncategorized

Ndjesë familjes Halili, raportimi për nënën e të riut nga Tepelena është i pavërtetë

13/11/2025
Fate Velaj hap dyert e ambasadës shqiptare për banorët e lagjes vjeneze (FOTO)
Uncategorized

Fate Velaj hap dyert e ambasadës shqiptare për banorët e lagjes vjeneze (FOTO)

06/11/2025
Vijojnë shembjet e ndërtimeve pa leje në Sarandë
Kryesore

Vijojnë shembjet e ndërtimeve pa leje në Sarandë

21/10/2025
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali. Nëna në lot: Ishte më i miri nga të gjithë
Kryesore

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali. Nëna në lot: Ishte më i miri nga të gjithë

20/10/2025
Atentat me tritol në Sarandë, vritet 57-vjeçari (Emri)
Kryesore

Atentat me tritol në Sarandë, vritet 57-vjeçari (Emri)

05/10/2025
E rëndë në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

03/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fansat në alarm! Çfarë është ai rrip në krahun e Robert De Niro?

Fansat në alarm! Çfarë është ai rrip në krahun e Robert De Niro?

05/12/2025
Partizani para ndeshjes në Europë, ndryshon axhenda për të kuqtë

Mundësia e dhjetë për Partizanin, a do e thyejë Kërnaja “tersin” në derbin me Tiranën?

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al