Ashtu siç edhe kishte lajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha u është bashkuar protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë mijëra qytetarët kanë mbushur bulevardin në pritje të nisjes zyrtare të tubimit.
Për gazetarët Berisha u mjaftua me një prononcim të shkurtër për shkak edhe të volumit të lartë të muzikës patriotike që po shoqëron të gjithë këtë manifest.
Sali Berisha: Përshëndetje vëllazërore çdo pjesëmarrësi në këtë miting shprese, në këtë minting që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit.









