• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha në televizionin grek: Fredi Belerit i ngritën kurth, planin e bëri Rama

26/10/2023
Berisha në televizionin grek: Fredi Belerit i ngritën kurth, planin e bëri Rama

Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen Beleri.

Në një intervistë për televizionin grek SKAI, Berisha ka thënë se aktakuza ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitari mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativën e blerjes së votave është paguar 7 mijë euro për shërbimet e tij (më parë, në një konferencë shtypi, kishte thënë 11 mijë euro).

“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë.

Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka marrë para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro” – ka thënë Berisha.

Berisha shprehet se ka prova që shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor të akuzës ndaj Fredi Belerit, është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

“Më është dhënë (informacioni) në mënyrë shumë konfidenciale, por duke qenë se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme, shpall publikisht në Shqipëri dhe kudo se ky është një veprim shumë i trishtuar dhe i paligjshëm” – thotë Berisha.

Berisha ka bërë akuza edhe ndaj kreut të policisë.

“Ai i kërkoi provokatorit të organizonte planin. Nuk mund ta toleroja këtë praktikë. Informacioni i saktë për shpërblimin e tij më ka mbërritur vetëm dy ditë para se ta zbuloja atë” – thotë Berisha.

Ai e quan Belerin “të burgosur politik” dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al