Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se nga dita e nesërme nis mobindja civile pa kthim deri në ngritjen e qeverisë teknike.
“Në këto orë të fundit dëshiroj tu adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri nis mosbindja civile pa kthim deri në ngritjen e qeverisë teknike. Kjo mosbindje civile ka tre vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Nesër nis mosbindja civile kundër mafias. Është radha jonë. Kjo mosbindje civile është nisja e kapitullit të fundit të kësaj historie të zezë 11-vjeçare të Shqipërisë”, tha Berisha