• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha ‘non grata’ në SHBA, Arta Fuga: Është radha e drejtësisë

19/05/2021
Berisha ‘non grata’ në SHBA, Arta Fuga: Është radha e drejtësisë

Profesor Artan Fuga ka dhënë mendimin e tij për vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Fuga tha në emisionin “Top Talk” tha se drejtësia shqiptare duhet të reagojë për këtë rast, por edhe për figurat e tjera të politikës shqiptare që janë ndaluar të shkelin në territorin amerikan.

Sipas profesorit Fuga, çdo gjë duhet të përkthehet në planin juridik për të dhënë detaje në lidhje me këtë vendim të shtetit amerikan për ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë.

Fuga: Unë nuk kam veçse disa minuta që jam njohur me vendimin dhe kërkon një lloj reflektimi, por e para gjë që unë mendova është se shpallja e padëshirueshëm për të hyrë në SHBA e Berishës është një akt që i takon sovranisht autoriteteve amerikane dhe nga kjo pikëpamje gjithsesi jemi brenda të drejtës sovrane. Nga ana tjetër, unë mendoj që sekretari amerikan i shtetit ka provat e veta, ka argumentat e veta duke menduar se jemi në një demokraci të madhe me pushtete gjyqësore të pavarura dhe mendoj që është i bazuar në argumentat që ata i kanë. Kjo është gjëja e parë. Gjëja e dytë është një element, i cili dhe nga pikëpamja simbolike e politike ka impakt të madh.

Dyrnjaja: Çfarë impakti do të prodhojë fakti që SHBA e cilësojnë “non grata” Berishën, njërin më të rëndësishëm në politikë që ka luajtur gurët mbi dhe nën tryezë.

Fuga: E kam të vështirë të jap arsyetime, por mendoj që është në ngarkim edhe në një lloj detyrimi i vetë të interesuarit, Berisha për të dhënë shpjegimet lidhur me këtë masë që është shoqëruar dhe me një konstatim dhe vlerësim të tipit që lidhet me korrupsionin. Unë mendoj që organet e drejtësisë në Shqipërisë si në këtë rast dhe të tjera sepse janë bërë disa personazhe politike që kanë këtë qëndrim në raport me mundësinë e tyre për të shkelur territorin amerikan dhe janë ndaluar. Duhet të shihen nga sistemi i drejtësisë dhe të përkthehet në një analizë në planin juridik të çështjes. E treta, mendoj që ka një raport simbolik se PD dhe ish kryetari i saj, Berisha ka qenë në gjenezën e ndryshimeve politike dhe demokratike në Shqipëri dhe në njëfarë mënyrë, vendimi i sotëm merr një dimension në raport me këtë simbolikë.

Related Posts

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
Pas 30 vitesh rikthehet kinemaja në Gjirokastër, ja kur nisin shfaqjet e para
Lajme

S’kemi kinema në rrethe, por mund të ëndërrojmë për arbëreshët

21/12/2025
Tragjedi në familje, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit
Lajme

Tragjedi në familje, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

21/12/2025
Tjetër aksident, makina “fluturon” dhe përplaset në barrierën ndarëse
Kryesore

Tjetër aksident, makina “fluturon” dhe përplaset në barrierën ndarëse

21/12/2025
“Ke ndërmend ta lësh pushtetin, se ia kalove dhe Enverit?” – Rama: Nuk iki, se kam ende punë për të bërë. S’mund t’i lë në mes
Kryesore

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Përgjigjja ime në kohën e duhur

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al