Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij ka folur sot edhe për emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Kulturës, Ekonominë dhe Inovacionit.
Berisha e cilësoi Gonxhen si “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “superministër” me 3 portofole.
“Aleanca e pushtetit mbi krimin njohu këto ditë një moment tjetër kulmor, një bajloz i vjedhjes, një nga hajdutët më të papërmbajtur Blendi Gonxhe shpallet superministër me tre portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, cilido që u kujtohet çifti 20% Rama-Gonxhe nuk ka harruar vjedhjet e mëdha të Gonxhes që përmbyti Tiranën, të Gonxhes së Bashkisë. Gjatë këtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua për vjedhje të papërmbajtura. Pas Edi Ramës dhe Erion Velisë është hajduti i tretë më i madh i kombit shqiptar. Dhe tani ekonomika, kultura dhe inovacioni i dorëzohen një personi që mbi të gjitha di të vjedhë, të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. Sot, sot në Tiranë në Shqipëri, jashtë saj janë me qindra mijëra shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të botës në ekonomi, financë, inovacion. Po si ka mundësi që ekonomia ti dorëzohet një njeriu i cili ka profesion të vetin vjedhjen. Si mundet kultura e kombit që përbën një shtyllë esenciale të ekzistencës ti dorëzohet një njeriu që ka për profesion vetëm hajninë. Si mundet që inovacioni ti dorëzohet një njeriu që meritë ka vjedhjen e vetme me tenderat. Nuk është rastësi. Edi Ramës i duhet Gonxhe vjedhjen përmes së cilit i duhet të firmosë vjedhjen e shqiptarëve, se duhet të përvetësojë vlerat kulturore të trashëguara të shqiptarëve. I duhet Gonxhe që të vërë në kontroll sistemin dixhital për familjen e tij. Në pamje të parë janë emërime ministrash në fakt janë kulme të zeza të aleancës së qeverisë me krimin”, u shpreh Berisha.