Ish-kryeministri Berisha është shprehur se caktimi i datës 6 dhjetor për protestën e opozitës, ditë kur mblidhet edhe Samiti i BE në Tiranë, nuk është qëndrim anti-evropian.
“Është një qëndrim kryekëput pro evropian, që synon t’i thotë Evropës se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit, që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende ndënë Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit. Pra, t’ju rikujtojmë ne se ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i fuqishëm opozitarë që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha.