Sali Berisha ka paralajmëruar nga Durrësi Edi Ramën, duke thënë se përveç se do të merret me Bashën, është gati që të merret dhe me të.
Berisha tha se Rama të mos tentojë që të shkatërrojë pluralizmin në vend, pasi do të ketë fatin që kanë pasur paraardhësit e tij.
“Unë paralajmëroj Edi Ramën, mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se po të pres fati i paraardhësve të tu. Nuk mund të shkelmosh mbi 640 mijë qytetarë që votuan kundër nga ty dhe dhjetëra mijëra të tjerëve që u bleve votën. Ku të çon mushka. Në greminë po shkon. Ne jemi gati dhe ne para se të merremi me pengun, ne merremi dhe me padronin dhe pengut dhe të garantojë se përgjegjësia do të jetë më e madhe”, tha Berisha.









