Teksa ndodhej në një konferencë për mediat ditën e sotme (21 Tetor), ish-kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, komentoi edhe lajmin e fundit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha shpërtheu ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani ndërsa tha se sulmon me urdhër të kryeministrit Edi Ramës përfaqësuesit e opozitës dhe e mbron atë në çështje të tjera.
“S’kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Ilir Metës është politik. Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarin politik. Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha.