Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar sot për herë të parë mangësitë që qeverisja e tij në mandatin e dytë iu ka sjellë shqiptarëve. Në konferencën e përjavshme që pati sot me gazetarët nga selia blu një ditë pas protestës, Berisha tha me një mandat të ri, ata që e larguan me votë në vitin 2013 do të mendonin ndryshe.
Pyetje: çfarë do të jepni ndryshe shqiptarëve, pasi ju u larguat me votë me 1 milionë vota. Pse shqiptarët duhet të votojnë prapë Sali Berishën?
Mendoj se me një mandat të ri Sali Berisha do i bëjë shqiptarët të harrojnë Berishën e mandatit të dytë. Një mandat i ri, do rivendosë liritë dhe të drejtat e tyre dhe krahas kësaj, do ketë ndryshime substanciale në ekonominë e tyre. Të marrësh një borxh siç ka marrë Edi Ramën, borxhi është rritur në qeverinë e mëparshme me 4.4 përqind. U dyfishuan rrogat e pensionet. Në këtë qeverisje, borxhi u rrit nga 62 përqind në 107 dhe rrogat janë 30 përqind më të ulëta. çfarë do të bënte Sali Berisha? Do të kishte një minimujm jetik. Sali Berisha do i nxirrte shqiptarët nga varfëria, do kishte rritje të pagave dhe pensioneve, do kishte një transformim rrënjësor të sistemit të arsimit, të shëndetësisë, të jetesës së tyre dhe të dinjitetit të tyre. Nuk do prekej vota e tyre.