Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në protestën kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë, paralajmëroi protesta të tjera.
Berisha theksoi se demokratët dhe shqiptarët do jenë në shesh, deri në rrëzimin e narko-shtetit. “Do protestojmë derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narko-shteti. Të rikthejmë shpresën dhe të ardhmen për shqiptarët, kudo që janë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët, Zoti bekoftë flamurin tonë kombëtar”, deklaroi Berisha.