• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Rama e shndërroi Shqipërinë në shtet droge!

30/01/2023
Berisha: Rama e shndërroi Shqipërinë në shtet droge!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në një shtet droge. Sipas Berishës, Rama ka kthyer monizmin dhe qeveris duke pasur ideale krimin dhe drogën.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Vorë, Berisha i bën thirrje qytetarëve dhe demokratëve që ta heqin Ramën nga skena politike shqiptare.

Kreu i PD-së tha se kjo do të fillojë nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Berisha: Në një akt guximi, në një akt idealist, vendosmërie, themeluan këtu në Vorë Partinë Demokreeatike. Si parti e lirive dhe të drejtave të mohuara të qytetarëve shqiptarë. Si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve. Ne vijmë në këtë përvjetor, në një udhëtim 32-vjeçar, në të cilin Shqipërinë e kemi transformuar sa në shekuj. Ne vijmë në këtë 32-vjetor, pas një udhëtimi në të cilën, Shqipërinë, nga honet e mjerimit ekstrem, e ngjitëm në grupin e popujve me të ardhura të mesme të larta.

Shqipëriunë e izolimit, e shndërruam në anëtare të NATO-s dhe Këshillit të Europës. Mori rekomandimin për kandidat në Bashkimin Europian. Shqiptarët, arritën të kenë rrogat mesatare më të larta në rajon. Këto miqtë e mi, të themi të vërtetën, kanë dy kuptime. Në një aspekt janë arritje të pamohueshme, por nga ana tjetër, çdo reflektim, çdo vështrim në të shkuarën duhet të ketë vetëm një qëllim, frymëzim për një të ardhme më të ndritur.

Nuk i duam këto për dekorata. I duam këto arritje, për frymësim në mënyrë që ne, të përmbushim sot dhe vitet që vijnë një mision të madh, një mision jetik për të ardhmen e çdo shqiptari. Kur nisëm këtë rrugë 32 vite më parë, ishim në monizëm të plotë. Monizmi dhe zhvillimi, janë absolutisht të papajtueshme. Përmbysëm monizmin që bazohej në ideologjinë komuniste. Sot, pas 32 vitesh, është reale dhe e trishtë, është e hidhur. Ne në Shqipëri na është rikthyer monizmi. Jo më i bazuar në doktrinën Marksiste-Leniniste. Por i bazuar në krimin dhe drogën. Kjo është diktatura më e urryer, diktatura që krijon pasigurinë më absolute. Që kthen kohën mbrapa.

Sot, nëse u ndalëm në arritjet e 32 viteve, u ndalëm që të kuptojmë se jemi në një mision. Do na çojë në përmbysjen e monizmit. Në fitoren e kandidatëve të opozitës në mbarë Shqipërinë. Ne kemi një armik të egër, si një siamez apo si një pasardhës besnik i etërve të tij. Por me një dallim të madh. Nëse ata intolerancën ndaj pluralizmit e kishin ideologjike, ky e ka kryekëput në vjedhjet e tmerrshme që ka bërë. E ka të bazuar në drogën që drejton, në lidhjet e krimit që mban. Misioni ynë është jetik për çdo demokrat.

Në monizmin e parë, u bënë përpjekje të na mposhtnin, por ne qëndruam duke patur armë të vetme idealet tona. Duke patur frymëzim misionin që ne kishim. Sot bëhen përpjekje të jashtëzakonshme. Ky armik duhet të përballet me ne. Për të shporrur këtë kalbësirë nga skena politike shqiptare. Ne ecim të sigurt drejt fitores. Ka 60-fishuar importet me Kolumbinë, ka kthyer shtetin e drogës.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al