Gjatë takimit në Lazarat, Sali Berisha ka treguar ndër të tjera se cfarë i paska thënë Edi Rama një socialisti, por pa përmendur emrin e tij.
“Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare. I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë. Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë. Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria!”, deklaraoi Berisha.
Pas ndërhyrjes së policisë në Lazarat, Berisha ka thënë se ishte politikë e tij të lejonte kultivimin e kanabisit në këtë fshat për vite me radhë.