Sali Berisha ka deklaruar se është eksperti i vetëm i mposhtjes së Edi Ramës. Lideri historik i Partisë Demokratike tha për emisionin ‘Bardh e Zi’ në ABC se Ramës i ka hyrë frika dhe e ka lepurin në bark nisur nga fakti që kreu i qeverisë e përmendi aq shumë në Kongresin e PS.
“Për Ramën 4, Berisha është eksperti i vetëm i mposhtjes së Edi Ramës. Dhe fakti që më kushtoi aq shumë në fjalim tregon që lepuri në bark i ka hyrë shumë thellë. Kujtoni deklaratat një vit më parë, Luli është çun i mirë thoshte. Çfarë tha tani, e kanë kapur tmerre të papërshkrueshme. Unë vij i bindur. Rikthimi është procesi më filtrues. Ai është një qeveri e bazuar në skandale, nëse lexon vetëm sot deklaratën e DASH, në çdo faqe mund të quhet e zezë.”-deklaroi Berisha.