• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berishën në Lazarat e presin me këngën “Shqipëria po ndryshon” (VIDEO)

08/10/2022
Berishën në Lazarat e presin me këngën “Shqipëria po ndryshon” (VIDEO)

Kthimin e Sali Berishës në Lazat demokratët e kanë pritur me këngën e fushatës së vitit 2009 “Shqipëria po Ndryshon”. Berisha është rikthyer në politikën aktive, pas disa vitesh “në prapaskenë” e sot në takimet me qytetarët u premton se do të rrëzojë qeverinë.

Mes akuzave që ka për kryeministrin Edi Rama se u ka vrarë shpresën të rinjve dhe u ka vjedhur të ardhmen, Berisha e prezanton veten e tij si një alternativë të re qeverisëse, ndonëse është “provuar” nga elektorati e më herët.

Mirëpo, “djalli fshihet në detaje” dhe përtej asaj që ish-kryeministri “shet”, duke marrë në analizë takimet e Sali Berishës që po zhvillon me qytetarë në qytete të ndryshme, është vërejtur se ajo që artikulon në publik nuk rezulton gjë tjetër përveç se një përsëritje e përsëritje të akuzave.

Që nuk sjell asgjë te qytetarët, këtë e vërtetoi edhe në takimin e sotëm në Lazarat, ku iu “serviri” lazaratësve këngën “Shqipëria po ndryshon”, e që ka përdorur në 2009 gjatë fushatës elektorale.

Sali Berisha: Dua të përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë, para jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë PD-së që nga themelimi i saj. Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit.

Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare. I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë. Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë. Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria!

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2022/10/Berisha.mp4

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al