• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beteja e panjohur e Çerçiz Topullit

13/02/2018
Beteja e panjohur e Çerçiz Topullit

Në qershor – korrik 1908, trupa e drejtuar nga Çerçizi udhëtoi në zona të ndryshme nga Gjirokastra, Delvina, Korça, Kolonja e deri në Çamëri, ku organizoheshin takime me synimin për të forcuar bashkëpunimin mes patriotëve, grupeve të luftëtarëve dhe komitetit për lirinë e Shqipërisë. Pikërisht në një nga këto udhëtime në zonën e Labovës së Kryqit, jo larg qytetit të Gjirokastrës, çeta u rrethua nga një forcë ushtarake turke. Detajet më të sakta të këtij momenti i sjell Mihal Grameno, që njihet jo thjesht si luftëtar i çetës së Çerçiz Topullit, por edhe si kronikani i të gjithë aktivitetit të saj. Në librin “Kryengritja Shqiptare”, ai flet për më se 200 ushtarë turq, ndërsa nga krahu tjetër çeta përbëhej nga vetëm 34 luftëtarë të zënë në befasi në vendin e quajtur Kodra e Kallabarit, mbi fshatin e Labovës.

Vetë Grameno ngre dyshime se vendndodhja e çetës ishte zbuluar nga informatorë shqiptarë dhe jo më kot në librin e tij ai shkruan se betejat për liri pengoheshin edhe nga shqiptarë të shitur, të cilët, edhe pse shumë pak, përpiqeshin të pengonin punën e patriotëve. “Ka edhe nga ata të fëlliqur turkomanë dhe grekomanë që numërohen me gisht dhe që interesat e tyre të poshtra i mbajnë larg patriotëve që luftojnë për liri”, – shkruan Grameno.

Ushtarët turq ishin të ndarë në dy pjesë, si formë për të zënë nga krahët trupën disa herë më të vogël të luftëtarëve. Përplasja do të jetë e fortë, siç përshkruan Mihal Grameno. I pari që hapi zjarr pas urdhrit të Çerçiz Topullit ishte Abdyl Mersini, një nga njerëzit më të afërt të tij. Beteja u ndez e ashpër më së shumti kur trupat turke kërkuan të zinin pozicione më të favorshme në raport me luftëtarët. Çerçizi, – thekson Grameno, – mundi të thyente në krahun e tij disa herë sulmet e tyre, duke vrarë disa ushtarë. Ata përpiqeshin të kapnin këtë krah si formë për t’i zënë shpinën çetës, por nuk mundën.

Pas dështimit në sulmin e parë, trupat turke u tërhoqën për të ndërmarrë një tjetër më të organizuar pak kohë më pas. Por edhe në këtë rast, çeta e drejtuar nga Çerçiz Topulli mundi t’i thyente. Sipas të dhënave, beteja zgjati më se pesë orë deri në mbrëmje rreth orës 20:00, kur turqit lanë mjaft të vrarë. Interesant është një fakt që përshkruhet nga të gjithë bashkëluftëtarë e kohës, aftësia e Çerçiz Topullit për të vendosur luftëtarët e tij në pozicione që do t’i garantonin jo thjesht superioritet luftarak ndaj kundërshtarit, por edhe do t’i jepnin mundësinë që në momentin e duhur të tërhiqeshin pa rrezikuar. Ashtu si në Betejën e Mashkullores edhe në Kodrën e Kallabarit u ruajt një shteg i vogël i hapur që do të përbënte rrugëkalimin e sigurt për çetën. Tërheqja nisi menjëherë pas rënies së muzgut, por në një mënyrë të kujdesshme për të mos u kuptuar. Ndërsa një pjesë largohej, të tjerët vazhdonin luftimin duke detyruar jo thjesht ushtarët turq të mos afroheshin më tej, por edhe të mos kuptonin se ç’po ndodhte. Në errësirë, orientimi i ushtarëve turq u bë i vështirë, ndaj edhe ndjekja e luftëtarëve ishte një mision i pamundur.

“Një herë të shpëtuar nga rreziku i madh qëndruam pakëz të çlodhemi dhe ndezëm nga një cigare, duke e pirë fshehur në guna”, – shkruan Mihal Grameno. Çeta që nuk pësoi asnjë humbje u strehua më parë në fshatin Suhe, në shtëpinë e patriotit Haxhi Hasha, më pas në një mulli ku shmangën një trupë prej 100 ushtarësh të tjerë turq që ishin vënë në ndjekje. Lëvizjet pasuan, sipas Gramenos, në fshatrat e bukur të Lunxhërisë ballë Gjirokastrës, ku luftëtarët u shpërndanë për pak ditë në disa grupe për të bërë të mundur humbjen e gjurmëve dhe një organizim më të mirë. Çerçiz Topulli ka shumë beteja të tilla në zona të ndryshme të vendit, të cilat megjithatë nuk janë pasqyruar kurrë sa duhet nga historiografia shqiptare. 

DOSSIER/ Beteja e panjohur e Çerçiz Topullit

thumbnail_attachment

Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Gjordeni zbulon të preferuarën në BBVA, befason me emrin

Sara Gjordeni zbulon të preferuarën në BBVA, befason me emrin

09/04/2026
Shqiptarët në Europë / Edmond Kapllani dhe jeta e re si trajner: Nuk më mungon futbolli i luajtur, ndjej të njëjtën adrenalinë!

Shqiptarët në Europë / Edmond Kapllani dhe jeta e re si trajner: Nuk më mungon futbolli i luajtur, ndjej të njëjtën adrenalinë!

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al