Deputetja e zgjedhur e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro ka reaguar për situatën emergjente të krijuar nga zjarri sot në fshatrat e Dropullit. Teksa poston foto nga aksioni për shuarjen e zjarrit, ajo falenderon të gjithë ata që u angazhuan në operacion.
“Mirenjohje e thelle per vajzat e djemte e Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe te Emergjencave Civile, si dhe forcat e Zjarrefikesve qe sapo u bashkuan ne luften kunder gjuheve te zjarrit ne Dropull, ne fshatrat Grapsh, Frashtan, Gorice, Jergucat dhe jo vetem”, thotë deputetja Kumbaro dhe njëkohësisht ministre e Kulturës.
Më tej ajo kërkon bashkëpunim të të gjithëve për të përballuar këtë situatë emergjente dhe çfarë është më e rëndësishmja, ndërgjegjësim të qytetarëve për të evituar situata të tilla.
/ArgjiroLajm.net/