Rreziku nga zjarri i banesave në Dropull duket se është kapërcyer edhe pse ka ende vatra aktive, për të cilat vijon ndërhyrja. Mësohet se përgjatë operacionit intensiv në Grapsh është lënduar edhe një punonjës i shërbimit zjarrfikës nga Përmeti, si dhe një efektiv i Policisë së Shtetit. Ata kanë pësuar djegie të shkallës së vogël, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ndodhen në spitalin e Gjirokastrës për ndihmën e nevojshme mjekësore. ©Argjiroja.net