• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beteja për numrin një në tenis, Sinner kërkon parakalimin

18/11/2025
Beteja për numrin një në tenis, Sinner kërkon parakalimin

Sezoni 2025 i tenisit sapo ka përfunduar me suk sesin e dytë radhazi të Janik Sinerit në ATP Finals të Torinos, por në renditje kampioni italian e mbylli vitin pas numrit një botëror, Karlos Alkarazit. Sipas shifrave zyrtare, në janar të vitit të ardhshëm të dy do të nisin me një diferencë prej 550 pikësh, fillimi i një tjetër dueli të madh që pritet të përshkojë çdo sipërfaqe fushe dhe çdo turne, jo vetëm për trofetë, por edhe për dominimin e renditjes ATP.

Në vitin 2026, ndjekja e fronit botëror nga Siner do të rinisë në “Australian Open”, i vetmi turne i madh ku ai ka pikë të konsiderueshme për të mbrojtur në katërmujorin e parë të vitit. Më pas, nga shkurti deri në prill, për shkak të mungesës së rezultateve në 2025 (si pasojë e dënimit për çështjen Clostebol), Siner nuk do të ketë asnjë pikë për të hequr dhe do të mund të shtojë vetëm fitime në renditje, ndryshe nga Alkaraz.

Gjatë kësaj periudhe zhvillohen katër Masters 1000 (Indian Uells, Majami, Monte-Karlo dhe Madrid) si edhe ATP 500 i Roterdamit, turne ku Siner ka qenë i pranishëm shpesh vitet e fundit. Pikërisht këtu italiani mund të tentojë parakalimin ndaj kundërshtarit spanjoll. Edhe mes majit dhe qershorit skenari është i favorshëm për italianin, pasi Janiku ka më pak pikë për të mbrojtur sesa Karlosi dhe mund të synojë shkëputjen.

Në tabelë pasqyrohen pikët Kalors Alkaraz dhe Janik Siner duhet të “heqin” muaj pas muaji në vitin 2026. Një rivalitet i fortë mes dy njerëzve që komandojnë arenën botërore të tenisit, sfidë që garanton spektakël, duke nisur që nga viti i ardhshëm. Kujtojmë që Alkaraz numëron gjashtë triumfe në turnetë grand slam, ndërsa Siner katër.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman
Sport

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme
Sport

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
“E njohim rivalin, kemi ardhur për fitore”, Balaj del garant përpara Daugavpils: Synojmë kualifikimin (VIDEO)
Sport

“Më kishte munguar goli”, Balaj: Vllaznia ringrihet, bashkë shkojmë larg

24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Sport

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al