Dinamo Zagreb, ekipi i Arbër Hoxhës, pësoi një humbje të rendë 1-3 në shtëpi përballë Betis. Spanjollët ishin të papërmbajtshëm në këtë takim duke realizuar tre gola brenda 38-të minutash, praktikisht duke mbyllur llogaritë me ekipin kroat që në pjesën e parë.
Të dorëzuar, Dinamo Zagreb realizoi tre zëvendësime të menjëhershme në fraksionin e dytë, mes tyre uli në stol edhe Arbër Hoxhën.
Talenti kuqezi, ashtu si pjesa tjetër e Dinamo Zagreb, nuk ishte në një mbrëmje të mirë, i vlerësuar nga mediat me notën 5,6.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








