• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Betohen anëtarët e SPAK, reagon SHBA dhe BE: Koha e të paprekshmëve po merr fund

19/12/2019
Betohen anëtarët e SPAK, reagon SHBA dhe BE: Koha e të paprekshmëve po merr fund

Paraditen e sotme, tetë anëtarët e parë të SPAK janë betuar para presidentit.

Tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që u betuan janë: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para presidentit Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Pas betimit ka reaguar edhe SHBA.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK).

Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm.

Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Ndërkohë ambasadori Soreca ka shkruar në Twitter:

“Ne mirëpresim betimin sot për 8 prokurorët e SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Lufta kundër # korrupsionit dhe # krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e # anëtarësimit në BE.”

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al