Vijojnë largimet e njerëzve të LSI-së nga radhët e administratës publike në Gjirokastër. Së fundi burime të ArgjiroLajm.net thonë se është shkarkuar drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër, Nikolla Buka. Në vend të tij pritet të emërohet Doriana Demollari.
Me largimin e Nikolla Bukas, LSI-së në Gjirokastër i mbeten ende në poste drejtuese Koçi Rapi te Drejtoria e Bujqësisë, Eri Ndreu te Drejtoria e Arkivit dhe Kristaq Xha te Bordi i Kullimit.
©ArgjiroLajm.net









