Në shtëpinë e çifteve temperature e ambientit u ngrit edhe më shumë me provën javës së vendosur nga Big Brother.
Çiftet u grumbulluan në holl ku në ekranin e tyre u shfaq për herë të tretë skena e filmit “9 javë e gjysmë” me protagonistë Mickey Rourke dhe Kim Basinger. Banorët nisin të komentojnë jo pa shaka skenat që u shfaqen në ekran dhe nisin të mendojnë sesi do t’i përshtasin ato në spektaklin e së shtunës.
Çiftet e shtëpisë së Big Brother duhet që të vënë në përdorim aftësitë e tyre në aktrim për të jetësuar skenat e famshme të filmit romantic amerikan të vitit 1986./ Big Brother/