Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjithë akset kryesore të vendit për shmangien e rregullave të qarkullimit.
Gjatë javës së kaluar janë arrestuar 16 shoferë të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Autoritetet bëjnë me dije se 702 shoferë janë ndëshkuar me masë administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
309 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënien e përparësisë së këmbësorëve në vizat e bardha dhe 2,567 shoferë të tjerë janë gjobitur për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu, 297 masa administrative u janë dhënë drejtuesve të motomjeteve për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse dhe parakalime të gabuara.
Policia e Shtetit ka bllokuar dhe 17 automjete në pronësi të shoferëve të ndëshkuar.
Njoftimi i Policisë
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Gjatë javës që lamë pas 16 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
309 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
2,567 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 297 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë vendosur 297 masa administrative, për Parakalime të gabuara.
Janë bllokuar 17 automjete.









