• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bilanci i zjarrit në Delvinë: Mbi 40 km2 tokë e shkrumbuar, dëme në banesa, ullishta, bujqësi

17/08/2025
Dëshmitë e banorëve: Po ikim me kokën pas se po na digjen shtëpitë!

Zjarri i nisur nga zona e Dhivrit, në ditën e shtatë të tij hyri edhe në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Më pas zjarri përshkoi një rrugë shkatërrimi përmes fshatrave Pecë, Kardhikaq e Sirakat, për të hyrë më pas në Delvinë dhe për t’u shtrirë deri në afërsi të Varfaj.

Flakët përfshinë gjithashtu Kokodhiqin, Lefterhorin dhe çdo periferi të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë shtëpi, ullishte, vreshta, pemë frutore, bujqësi, bagëti, bletari dhe mjedis.

Bilanci i dëmeve në territorin e Delvinës është i rëndë: mbi 40 km² tokë e shkatërruar.

Janë djegur mijëra rrënjë ullinj të rinj dhe shumëvjeçarë, pemë frutore dhe hektarë të tërë me vreshta.

Për shumë familje, këto kultura përfaqësonin burimin kryesor të të ardhurave, dhe humbja e tyre nënkupton vite të tëra pa prodhim dhe të ardhura. Dëmet në pyje gjithashtu janë të shumta. Në Delvinë u dogj e gjithë kurora me pisha, ndërsa në Lefterhor u dogj pylli me gështenja.

Ullishte të tëra janë zhdukur, pemë frutore janë shndërruar në hi dhe vreshtat, që për vite kanë dhënë prodhime cilësore, janë shkatërruar. Humbjet ekonomike janë të pallogaritshme dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë shumë kohë dhe investime.

Përveç dëmit ekonomik, zjarri ka goditur rëndë edhe gjelbërimin dhe biodiversitetin e zonës.

Tokat e djegura rrezikojnë erozionin, ndërsa humbja e gjelbërimit do të ketë pasoja afatgjata edhe për klimën dhe jetën e egër.

Related Posts

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

26/12/2025
“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al