• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biznes me uniformat e nxënësve në Gjirokastër, drejtori i shkollës përcakton dyqanin ku duhet të shkojnë prindërit, kapet me shkelje (VIDEO)

18/02/2024
Biznes me uniformat e nxënësve në Gjirokastër, drejtori i shkollës përcakton dyqanin ku duhet të shkojnë prindërit, kapet me shkelje (VIDEO)

Investigimi i Fiks Fare

900 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, kanë shpenzuar mbi 20 milionë lekë tek vendin ku do bënin uniformat.

Vendin e përzgjodhi drejtori i shkollës Vezir Mamo, duke shkelur udhëzimet e Ministrisë së Arsimit që ndalojnë procedura të tilla.

Në redaksinë e “Fiks Fare” erdhi një mesazh, nga një prind ku thuhej se 900 fëmijë të një shkolle 9- vjeçare në Gjirokastër janë detyruar të bëjnë uniformat në një biznes në këtë qytet. Çmimi i tyre është 23 dhe 25 mijë lekë të vjetra, që janë 2 bluza. Prindi tregon se prindërit e këtyre nxënësve nuk ishin dakord, por shkolla vendosi për uniformat. Madje në mesazhin e tij prindi aludon se kjo u bë për përfitime mes kryetarit të bordit të prindërve ,drejtorit dhe biznesit ku u bënë uniformat.

Kështu, bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqanin ku u qepën veshjet. Pronarja thotë se ka shkuar vetë drejtori i shkollë z.Mamo të interesohet për uniformën. Kurse për ndërmjetësin ajo thotë se mund të përfitojë 200 lekë për çdo veshje , por nuk pranon të ketë përfituar drejtori.

Por ndryshe shprehet fillimisht drejtori Mamo kur Fiksi e takon. Ai thotë se vendimi është marr nga bordi dhe se ai nuk ka kryer asnjë takim me biznesin që do bënte uniformat. Më vonë mohon atë çka kishte thënë duke treguar se eka takuar pronaren e biznesit me qëllimin për të ulur çmimin e uniformave.

“Nga 30 mijë lekë që i mbante unë ia ula deri në 23, pra 7 mijë lekë ( të vjetra)”, pohon drejtori. Pyetjes se kush e zgjodhi biznesin ai e përjashton veten duke thënë se e kanë gjetur bordi drejtues i prindërve. Por, në asnjë moment biznesi nuk pranoi se kishte bërë takim me prindërit. Pyetjes tjetër të Fiksit se kush i lajmëroi prindërit e 900 nxënësve se duhej të pajisnin fëmijët me uniformë, pasi atyre thjesht u ka shkuar në shtëpi një copë letër pa vulë e firmë. Drejtori shpjegon se letrën çdo nxënësi ua ka dhënë mësuesi kujdestar. Fiksi kërkoi edhe një ballafaqim me një drejtuese të bordit të prindërve e cila shprehet se për këtë çështje i kanë thirrur edhe në DRAP (Drejtoria e Arsimit Parauniversitar) Fier duke nxjerr se këta të fundit kanë gabuar me procedurat. Fiksi e pyet mbi procedurat që ndoqën dhe anëtarja e bordit shpjegon se nga tre biznese ku ishin interesuar zgjodhën ofertën më të lirë. Pra në një farë mënyrë ky bord ka bërë një tender.

Fiksi i drejtohet ZVA Gjirokastër , ku juristi pohon se nuk janë vënë në dijeni fare për këtë procedurë dhe ata e kanë deleguar në DRAP Fier.

Fiksi ju drejtuam kësaj të fundit me një e-mail, për një përgjigje mbi procedurat e ndjekura nga shkolla 9- vjeçare ” Koto Hoxhi”.

Ky institucion sqaron në përgjigje se shkolla ka shkelur procedurat, dhe nuk është bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit i cili lejon që në arsimin 9- vjeçar, fëmijët mund të kontribuojnë për institucionin nga 100 deri në 1 mijë lekë, shumë e cila depozitohet në bankë dhe administrohet nga bordi.

Por mënyra sesi ishin mbledhur këto lekë dhe shumë ne shkollën 9 vjeçare në Gjirokastër thyenin çdo hallkë të udhëzimit, ndaj për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Fier mori masëe “paralajmërim për heqje nga puna për drejtorin e shkollës”./Top Channel

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al