• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bizneset, ja rastet kur nuk do të paguhet tatim mbi qiranë

19/02/2025
Bizneset, ja rastet kur nuk do të paguhet tatim mbi qiranë

Jo të gjitha bizneset në vend do të kenë detyrim për të paguar tatim mbi qiranë.

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, saktëson se në rastin kur personat fizikë ushtrojnë aktivitet fitimprurës (të regjistruar si të vetëpunësuar me apo pa punëmarrës) në ambientet në pronësi të individit personit fizik, nuk do të jenë objekt vlerësimi për tatimin e qirasë, pasi personi fizik dhe individi pronar i pasurisë së paluajtshme kanë të njëjtin status.

Pra e thënë ndryshe, individët e vetëpunësuar që përdorin si zyrë ambientet e shtëpisë së tyre apo e kanë në pronësi të tyre zyrën, nuk do të jenë të detyruar të paguajnë tatim mbi qiranë e ambientit, e cila është në nivelin 15 për qind.

Gjithashtu, sipas udhëzimit në fjalë, nuk do të konsiderohet qiradhënie edhe në rast të ushtrimit të aktivitetit nga personi fizik i vetëpunësuar në ambientin e një personi të lidhur të familjes, me kushtin që të jetë pjesëtar në të njëjtën certifikatë familjare.

Vitin e kaluar administrata tatimore u kërkoi bizneseve që të deklaronin adresën e vend ushtrimit të aktivitetit të tyre.

Sipas tatimeve, ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.

Por nga ana tjetër është edhe një metodë e tërthortë për të “shënjestruar” ato apartamente që janë dhënë me qira për njësi biznesi por nuk janë deklaruar të tilla nga pronarët e tyre, me qëllim shmangien e tatimit mbi qiratë.

Qeveria parashikon që të ardhurat nga tatimi mbi qiratë të kenë një rritje progresive nga viti në vit, të parashikuara në 1 miliardë lekë në 2025, për të arritur në 1.5 miliardë lekë në 2027-ën./Scan

Related Posts

Ambasada britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit
Kryesore

Ambasada britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

12/03/2026
Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ambasada britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

Ambasada britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

12/03/2026
Andrea Bocelli reagon ndaj deklaratës së Timothée Chalamet për operën: Do të doja ta ftoja në një nga koncertet e mia

Andrea Bocelli reagon ndaj deklaratës së Timothée Chalamet për operën: Do të doja ta ftoja në një nga koncertet e mia

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al