Biznesmeni i deklaruar si homoseksual Elton Ilirjani është përplasur në rrjetet sociale me Robert Berishën, të njohur si ish-bashkëshorti i Nora Istrefit.
Vetë Ilirjani ka publikuar një foto ku shihet se si Berisha i ka bërë replikë në komentin që biznesmeni ka uruar Arilena Arën për fitoren e Festivalit të 58 të RTSh-së.
“Urime! Fitore e merituar,”- shkruan Ilirjani në koment.
“Mbylle Instagramin se i trishtove fëmijët me këtë fytyrë….le ta blejë një pasqyrë AI gruaja jote dhe shikoje veten pak të lutem…ti s;ke vesh për muzikë se besoj çdo vrimë në trup e ke të dëmtuar,”- shkruan Berisha në replikën e tij.
Pikërisht këto komente vetë Ilirjani i ka publikuar në një foto, teksa krahas saj shkruan se Berisha e ka qef mikrofonin në gojë dhe vesh.
Postimi i Elton Ilirjanit
“Ky eshte Robert Berisha, ky burri qe ben si Maço dhe ngre ne krahe gay per fame neper TV dhe me drejtohet mua me nje fjalor ordiner… lexoni se çfare thote dhe kuptoni qe e ka fiksim mikrofonin ne goje dhe ne vesh sepse e paska provuar ta fuse ne vesh i qenka demtuar! Si pabyths qe eshte me ka bere edhe block! Turp! Dhe per cfare? Sepse urova @arilenaaraa qe sipas mendimit tim e meritonte! Nejse katundare si ky Berti ka me shumice edhe ne Kosove se Tiranas nuk behet dot ky gojeshqyeri!”- shkruan ai më tej.
Dy ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.