• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biznesmeni nga Delvina i ekzekutuar në Athinë, zbardhet rrjeti i policëve që e kishin bërë “grek” me letra

01/12/2021
Biznesmeni nga Delvina i ekzekutuar në Athinë, zbardhet rrjeti i policëve që e kishin bërë “grek” me letra

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit shqiptar Marius Dhiamandi nga Delvina disa javë më parë në vendin fqinj.

Ai u qëllua teksa ishte duke qëndruar në pikën e tij të karburantit, ndërsa kushëriri i tij u plagos rëndë. “Protothema” shkruan sot se 35-vjeçari shqiptar ishte “klient” i qarkut të helenizimeve të paligjshme, që pajisnin me dokumente greke kriminelë kundrejt shumave që varionin duke filluar nga 30 mijë euro.

“Viktima (shqiptari) kishte marrë identitet të rremë dhe është greqizuar si emigrant nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik” shkruan gazeta greke për 35-vjeçarin me një të kaluar kriminale. Por si funksiononte rrjeti i pajisjes me dokumente greke për kriminelët? Organizata kriminale u godit ditën e djeshme. Deri më tani janë konfiskuar mbi 600 mijë euro, ndërsa vetëm në kasafortën e oficerit që ishte truri i rrjetit janë gjetur 320 mijë euro.

Organizata thuhet se ka funksionuar që nga prilli 2013. Në total, sipas hetimeve të deritanishme, në organizatën kriminale ka prova se janë përfshirë 34 punonjës policie.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se të paktën nga data 2013 deri më 2021 është krijuar dhe ka funksionuar një organizatë kriminale e përbërë kryesisht nga grekë.

Rrjeti kishte krijuar një rrjet tjetër bashkëpunëtorësh dhe ishte aktiv në dhënien e kartave (zakonisht) greke të identitetit, pasaportave greke dhe patenta shoferësh për shtetas të huaj me precedentë të rëndë kriminalë, që kërkonin fitimin e pronave të paligjshme.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al