Mirela Kumbaro ka marrë drejtimin politik të PS-së në qarkun Gjirokastër, si dhe është emëruar Ministre e Turizmit dhe Mjedisit në kabinetin “Rama 3”. Gjatë mandatit të parë qeverisës, Mirela Kumbaro ka drejtuar Ministrinë e Kulturës. Ndërkohë Bledi Çuçi që mori drejtimin e qarkut Gjirokastër në vitin 2016 do të shkojë tashmë si drejtues politik në Berat. Çuçi në dy palë zgjedhje në Gjirokastër arriti t’i çonte PS-së në Kuvend 3 mandate deputetësh. Fitorja më e vështirë ishin zgjedhjet e fundit, ku PS mori sërish një rezultat të lartë në Gjirokastër. Ndërkohë Bledi Çuçi do të vijojë drejtimin e Ministrisë së Brendshme. ©argjiroja.net