Nga Bledi Çuçi
I trishtë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e Baba Hekuran Nikollarit, dervishit që shërbente me devotshmëri në Teqenë e Baba Aliut në Alipostivan të Përmetit.
E kam njohur personalisht dhe kam qenë aty disa herë. Gjithçka ai ka bërë për ringritjen dhe transformimin e atij vendi të shenjtë të bektashizmit gëzon respektin më të madh të besimtarëve dhe komunitetit në tërësi.
Do ta kujtojmë gjithmonë si një klerik të spikatur, një patriot të madh, një figurë shumë popullore, mbrojtës i identitetit tonë kombëtar dhe harmonisë fetare.
Ngushëllime familjes së tij dhe besimtarëve bektashinj në qarkun Gjirokastër e më gjerë. Prehu në paqe Baba Hekurani!