• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Blegtorët e jugut protestojnë edhe para takimit me ministren Anila Denaj

01/02/2024
Blegtorët e jugut protestojnë edhe para takimit me ministren Anila Denaj

Rreth 100 blegtorë nga rrethet e Jugut janë mbledhur për të protestuar sërisht në urën Kardhiqit në hyrje të aksit Kardhiq-Delvinë.

Ata pritet të takohen më pas me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, për t’i prezantuar katër pikat kryesore të protestës: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15 vjeçare për kullotat.

“Jemi në protestën e radhës pasi zotërinjtë e ministrisë na kanë lënë një takim por e kanë lënë në një moment të papërshtatshëm sepse kujtojnë se ne do të largohemi. Ata e kuptojnë profesionin tonë. Zonja ministre ka ardhur mesa kemi informacion, ndodhet në Tepelenë do të inaugurojë një thertore. Një rrugë e dy punë si i thonë. Nuk e di, do të vizitojë edhe një fermë në Dragot. Ne prapë do t’ja paraqesim ato 4 pika dhe në qoftë se ata nuk reagojnë do të na kenë në rrugë përsëri sepse kanë bërë edhe presion. Te shumë blektorë ka pasur presione. Mos dilni në protestë sepse do t’ju heqim kullotën, ke filanin në punë, ke fistekun. Me polici, kanë përdorur edhe Policinë e Shtetit. Unë dhe dy të tjerë jemi shoqëruar. Madje edhe na kanë intimiduar, na kanë thënë se juve ju tërheqin gazetarët dhe ju nxjerrin në rrugë. Në rrugë ne kemi dalë vetë për të drejtën tonë, nuk na kanë marrë gazetarët. Sot jemi në protestë, nuk tërhiqemi. Në Polici më kanë bërë presion, më kanë thënë që ti je organizatori, ti i nxjerr në rrugë. Unë nuk jam organizatori. Jam si të gjithë këta këtu”– tha njëri prej blektorëve.

Sipas tij, nëse këto 4 pika nuk zgjidhen ata do të shesin bagëtinë dhe do të largohen nga vendi.

“Ne kemi 4 pika zotëri i dashur. As për subvensionet as për kullotat as për veprat ujore. Nuk ka më kthim pas sepse ne po vuajmë si qeni. Nëse ata nuk na zgjidhin këto 4 pika, ne do t’i shesim dhe do të ikim nga ky vend sepse kjo është e qëllimshme”- tha blektori.

I pyetur se pse nuk ulen për të komunikuar me administratën, fermeri nënkuptoi se ky moment tashmë kishte kaluar dhe se takimi do të bëhet vetëm me ministren në prezencën e medies.

“Këtu nuk ka administratë. Administrata rri në zyra, të bëjë punën në zyra. S’ka punë administrate. Ku ka qenë administrata që të kujtohet për ne sot. Ku kanë qenë. Jemi të pranishëm këtu sot, madje ka edhe më shumë. Takim pa mediet e pranishme nuk ka, ja themi që tani ta dëgjojë sepse në Tepelenë është”- përfundoi blektori.

/TCH/

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

14/12/2025
Kupa Interkontinentale/ Flamengo mund Pyramids, në finale do të sfidojnë kampionët e PSG

Kupa Interkontinentale/ Flamengo mund Pyramids, në finale do të sfidojnë kampionët e PSG

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al