Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” kanë njoftuar protestë ditën e martën në orën 10:00.
Sipas njoftimit të shoqatës, protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Financave dhe para Kryeministrisë.
“Bashkohu me ne”, është thirrja e fermerëve e afishuar në posterin e njoftimit të protestës.
Fermerët kanë shprehur disa herë problematikat lidhur me informalitetin në treg dhe marrjen e masave për reduktimin e tij.










