• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Blegtorët shqiptarë derdhin qumështin, Resuli: Trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet (VIDEO)

06/04/2024
Blegtorët shqiptarë derdhin qumështin, Resuli: Trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet (VIDEO)

President i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se fermerët po derdhin qumështin pasi sipas tij blegtorët shqiptarë trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet. Resuli shkruan se nëse lexojmë etiketat e qumështit, ato pretendojnë se vijnë “nga fermat e zonës”, duke na lënë të hamendësojmë për origjinën dhe cilësinë e vërtetë të qumështit që konsumojmë, qumësht importi, origjina dhe cilësia e të cilit mbeten të paqarta. Ai shton se kjo ndodh ndërkohë që fabrikat shqiptare, të cilat kanë marrë investime të mëdha nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, përfshijnë produktet e tyre nën etiketa të tilla të paqarta.

Postimi:

Të dashur konsumatorë shqiptarë,
Mbrohuni nga produktet e dyshimta që tregtohen në Shqipëri. Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) ka falimentuar, dhe siguria ushqimore është aktualisht në një rrezik kombëtar.

Sipas të dhënave nga doganat shqiptare, që nga 3 janari 2024 deri më 29 mars 2024, janë importuar:

– Qumësht nga Kosova: 40 herë
– Qumësht nga Slovakia: 27 herë
– Qumësht nga Hungaria: 21 herë
– Qumësht nga Serbia: 6 herë

Mbi 1 milion euro në 3 muajë dalin jashtë Shqipërisë për qumësht, ndërsa blegtorët shqiptarë trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet. Nëse lexojmë etiketat e qumështit, ato pretendojnë se vijnë “nga fermat e zonës”, duke na lënë të hamendësojmë për origjinën dhe cilësinë e vërtetë të qumështit që konsumojmë – qumësht importi, origjina dhe cilësia e të cilit mbeten të paqarta.

Kjo ndodh ndërkohë që fabrikat shqiptare, të cilat kanë marrë investime të mëdha nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, përfshijnë produktet e tyre nën etiketa të tilla të paqarta. Gjendja e fermerit është alarmante: për më shumë se 5 ditë, qumështi derdhet në kanale, ndërsa importet mbysin tregun, duke krijuar një formë moderne skllavërie. Le të bashkohemi dhe të mbështesim blegtorët tanë dhe për një siguri ushqimore më të mirë.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al