• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Blendi Fevziu: Basha po ecën shumë mirë, Rama nuk e meriton absolutisht një mandat të tretë

10/09/2020
Blendi Fevziu: Basha po ecën shumë mirë, Rama nuk e meriton absolutisht një mandat të tretë

Blendi Fevziu thotë se Lulzim Basha po bën shumë mirë rolin e tij dhe se ka gjasa që sipas tij edhe mund t’i fitojë por edhe mund të mos i fitojë zgjedhjet. Teksa komentoi edhe zhvillimet e pritshme politike në vend, ai e shikon liderin e opozitës si politikan në rrugën e duhur.

Gjithashtu Fevziu thotë se Rama nuk e meriton një mandat të tretë, duke shtuar se edhe mund ta fitojë një mandat të tretë.

‘E para është shumë sempliciste si pyetje të thuash se çfarë është bërë mirë dhe keq nga kjo maxhorancë. Për mua duhet të shikosh premtimet e kësaj maxhorance.

Në këtë mandat të dytë kjo maxhorancë hyri në fushatë pa asnjë premtim elektoral. Hyri me dajre, me tepsi, dhe nuk është bërë asgjë mbi gjërat reale.

Nuk mendoj që meriton absolutisht një mandate të tretë.

Por sigurisht nuk e ndal këtë maxhorancë të kërkojë një mandat të tretë. Ne nuk kemi as edhe një sondazh konkret’.

I pyetur në lidhje me mundësitë që ka opozita për të ardhur në pushtet, Fevziu tha se opozita duhet të punojë dhe se nëse nuk punon do humbasë.

‘E para njëherë maxhoranca duhet të ketë një opozitë shumë të fortë. Gjashtë muaj para zgjedhjeve, opozita duhet të ketë një avantazh të fortë, sepse dihet makineria e maxhorancës që në këto moment fuqizohet.

Por duhet një frymë entuziazmi që publiku të shkojë dhe të votojë.

Nëse publikut i thuhet që vota juaj do të vidhet, kjo do të ishte demotivim për publikun. Ne jemi ende të paqartë sesi mund të shkojmë në zgjedhje, me lista të hapura, të mbyllura Ne nuk dimë nëse PD do të dalë e vetme në këto zgjedhje apo do dalë në koalicion. Ne po lëvizim në një terren të panjohur.

Ne nuk mund të flasim tani se çfarë do të ndodhë me 25 prill. Opozita ka një unifikim, është në linjë e gjitha. Nuk shikoj ndonjë problem unifikimi Dëgjova z. Mediu që maxhoranca po përpiqet t’i përçajë, por kjo është normale.

Basha po ecën drej rrugës së duhur.

Pushteti fitohet dhe nuk dhurohet, dhe duhet t’i bindësh qytetarët që zgjedhjet fitohen. Opozita nuk duhet të përsërisë gabimin e zgjedhjeve të 2019 që braktisi zgjedhjet. Opozita nuk duhet të jetë qaramane. Lënia në dorë të maxhorancës të pushtetit lokal, i fuqizon si shtab elektoral.

Për sa i përket Bashës, po e shikoj që po merret me premtime konkrete’– tha ndër të tjera Fevziu

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al