Ministri i Turizmit, Bledi Klosi, ka zhvilluar një takim këtë të enjte, me Komitetin e menaxhimit turistik të Sarandës. Ministri Klosi ka përshëndetur nismën “Bregdeti ynë”, që konsiston në prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare dhe ofrimin e atij territori për qytetarët. Klosi theksoi pandemia është ende midis nesh dhe inkurajoi se masat e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, duhet të zbatohen nga të gjithë.
“Jemi tani në kulmin e përgatitjeve apo në momentin e fundit që përgatitjet kanë mbaruar dhe po fillojmë me kapacitet të plotë. E bëjmë shumë mirë këtë takim sot në Sarandë pasi ja kemi dalë që përpjekje të fortë në kontaktin me autoritetet rajonale të kemi një konsensus të plotë për ta paraqitur tashmë Shqipërinë si një destinacion i pastër dhe besoj që nga mbledhja e fundit e Task Forcës të kemi eliminuar edhe atë ndjesinë kjo shumë pozitive se çdo të ndodhi me kufijtë. Tani jemi një vend I cili është pranuar nga gjithë vendet e Bashkimit Evropian që kemi akses të plotë përsa i përket sezonit turistik dhe meraku që kishim në mbledhjen e fundit të komunitetit që zhvilluam në Himarë se çdo të ndodhë me kufijtë sidomos me kufirin grek në Sarandë besoj se ka marrë zgjidhje dhe besoj sezoni do të jetë i plotë dhe nuk do të ketë pengesa në kufirin shqiptaro-grek. Mbas një takimi shumë intensivë me Ministrin e Turizmit të Greqisë besoj se ja kemi dalë që së bashku të prononcohemi shumë pozitivisht për mbarëvajtjen e pikave kufitare mes Shqipërisë dhe shtetit Helen. Për të patur mundësi që sezoni turistik t’i shërbej të dy anëve të kufirit.
Besoj se tashmë duhet të flasim për shifrat, besoj se tani duhet të flasim për një aktivitet të plotë turistik në Sarandë dhe në Himarë, besoj se tani do të flasim për një sezon i cili mbase nuk shkon në shifrat dhe në shkëlqimin e 2019, por brenda vetes së tij ka një sërë problematikash të cilat kanë të bëjnë me vet ne strukturat që menaxhojmë këtë sektor biznesi, qoftë me strukturat shtetërore qendrore dhe ato lokale dhe ju komiteti I biznesit më vjen shumë mirë që I jeni përgjigjur kaq shumë ftesës së Prefektit dhe Kryetarit të Bashkisë për të organizuar këtë takim të Task Forcës së Turizmit në Sarandë, ku përball komuniteti të biznesit janë të gjitha Institucionet shtetërore përgjegjëse për menaxhimin e problematikave që ka sezoni turistik dhe shumë mirë që bëjmë një bisedë të hapur dhe të shtruar përsa i përket asaj që çfarë na pret dhe çfarë duhet të bëjmë të gjithë së bashku që sezoni të përmbushi detyrën e tij kryesor dhe misioni kryesor në sezonin turistik në vitin 2021 është në radhë të parë siguria e jetës dhe të jetë një sezon I sigurt. Por, ajo që është më e rëndësishme. Është si sezoni I parë pas bllokimit të pandemisë sezon I cili do të përcaktoj qartësi se çdo të ndodhi me Sarandën Himarën Vlorën dhe gjithë turizmi shqiptar në 5 vitet e ardhshme.
Objektivi I shpallur qartazi nga kryeministri nga Kryeministri Edi Rama është që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan, objektivi jonë politik është që ne të jemi ofrues konkurrent me gjithë vendet e rajonit dhe të Mesdheut. Objektivi në Shifra është që ne deri në vitin 2025 të arrijmë në 10 milionë turist apo pasaporta të huaja që hyjnë në Shqipëri dhe objektivi jonë përsëri I fortë është që këto shifra të prodhojnë dy herë më shumë buxhet se ç’kanë prodhuar turizmi në vendin tonë. Për këtë kemi shumë nevojë që të bëjmë një diskutim të hapur me gjithë ju operatorët turistik për të kuptuar që ku jemi me përfundimin e përgatitjeve të këtij viti dhe tani që sezoni ka përfunduar se ku jemi me situatën konkrete të menaxhimit të problematikave që në fakt nuk ndryshojnë janë po të njëtat problematika por ka ndryshuar ajo ccfarë presin qytetarët dhe turistët nga ne. Ka ndryshuar kërkesa jonë e përgjegjësisë për këto problematika dhe besoj tani ka ndryshuar edhe ai koncepti që ne jemi përballë njëri -tjetrit. Jo, ne nukjemi përballë, biznesi dhe administrata lokale dhe qendrore nuk mund të jenë përballë njëri-tjetrit në menaxhimin e sezonit turistik. Ne duhet të jemi partner dhe për të qenë partner duhet të kemi shumë nevojë që ju të kërkoni nga ne por ju të kuptoni se kemi dhe disa detyrime të përbashkëta. E fillojmë me një nga detyrimet kryesore që ka të bëjë me kërkesën e vazhdueshme, që kanë operatorët turistik për situatën e pandemisë. Edhe në herë duhet ta kemi të qartë që pandemia shpresojmë shumë të jetë në momentet e saj të fundit. Por në asnjë rast nuk duhet të harrojmë se pandemia nuk është larguar nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota. Prandaj protokolli I nënshkruar nga dy institucionet tona, i Ministrisë së Shtetësisë dhe Turizmit do të jetë përsëri një protokoll që duhet të kihet shumë parasysh përsa i përket menaxhimit të sezonit turistik.
Siguria e jetës në radhë të parë e qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht që te qytetarët shqiptarë hyjnë dhe menaxherët, shërbyeset në strukturat tona hoteliere dhe që duhet ta ruajnë shumë jetën e tyre dhe prandaj duhet të vazhdojmë me forcë sistemin e vaksinimit të strukturave hoteleiere por dhe të marrjes së masave për menaxhimin e sezonit nga pikëpamja e pandemisë dhe ajo që është më e rëndësishmja është që të kemi të qartë që problematikat e fashave të orareve nuk janë problematika që nuk dihen, nuk janë problematika që në tryezat tona nuk janë të qarta tashmë nga komuniteti biznesit, por ama duhet të kemi dhe shumë mirë parasysh që jemi një vend që kemi patur një liberalizimim, apo një politikë liberale të fortë për sa I përket situatës por ama nuk duhet të harrojmë që pandemia është aty dhe fashat e orareve do të mbeten sipas vendimeve që do të marrin Komiteti I ekspertëve dhe prandaj ato do ti zbatojmë dhe po ashtu duhet ti kuptojmë që edhe sikur pandemitë mos ekzistonte fare e kemi bërë gjithmonë bisedën e një Sarandë e vila vuan dhe një nga negativitetet që kanë dhënë gjithmonë operatorët turistik zhurmat e shumta që prodhon muzika jashtë fashave të orareve dhe brenda fashave jo më pastaj volumeve, tepeve të ndryshme të muzikave dhe këngëve me karakteristika gjithfarë llojesh që ndodhen nga mëngjesi deri në mbyllje të fashës së muzikës në qytetin e Sarandës. Duhet ta pranojmë të gjithë që tani Saranda e ka formuar një profil të sajën që s’mund të jetë profili I një diskoteke të hapur, duhet të jetë profili I një qyteti mikpritës, miqësor, familjar, turizëm I plotë turizëm 12 muajt e vitit një turizëm që nuk pranon vetëm muzikë.
Prandaj unë I bashkohem kërkesë së prefektit, Këshilli Bashkiak duhet të marrë vendimin për fashat dhe zonat se ku nuk lejohet muzika dhe të gjithë bizneset ta kenë të qartë fashën orare, kufizimin e muzikës edhe brenda mos grumbullimit, mos krijimit të aktiviteteve, por muzika e lartë nuk duhet të ndodhë këtë vit.
Problemi I dytë ka të bëjë me menaxhimin e detit dhe vendosjen e kufizueseve se ku do të bëhet plazh, ku do të vendosen mjetet e shpejtësisë, ku do të kemi dhe një aktivitet me këtë komunitet kaq pak. Por në kuadër të Task Forcës, përfitoj që janë dhe forcat e rendit duhet të jenë me shumë shpejtësi në ruajtjen e detit si një nga momentet e rëndësishme të bërjes së plazhit. Për të dalë te problematikat që kanë të bëjnë me pastërtinë edhe me menaxhimine sezonit Bashkia ka bërë një punë të shkëlqyer jo vetëm me forcat e saj por dhe në komunikim me operatorët edhe me donatorët e ndryshëm në Shqipëri. Ka realizuar një sërë mekanizmash të rinj në strukturën e grumbullimit, trajtimit ndarjes në burim të mbetjeve, menaxhimit dhe vnedepozitimit për ti kaluar pastaj në Bajken. Por është shumë shumë e nevojshme që komuniteti tuaj të pranojë që nuk mund të jetë 24 orë shërbim pastrimi. Zbatimi I orareve të vena duhet të jetë prioriteti juaj, jo prioriteti I Bashkisë.
Pra nuk mund të pranojmë që ne të kemi mbetje në kazana 24 orë. Ju lutem shumë do të duhet që komuniteti vet të bie dakord me Bashkinë për fashën e orareve, por ne kemi Sarandë të pastër , por nuk diskutohet që është ëmë pastër se shumë qytetete të tjera, më pastër dhe se një vit më parë. Kemi hotele që e ruajnë pastërtinë po disa foto që nuk do të mungojnë as këtë vit me mbetje urbane në një moment të caktuar dëmtojnë gjithë imazhin dhe gjithë punën tuaj. Prandaj në ketë pjesë përveçse natyrisht kërkesë së llogarisë për bashkinë dhe strukturat duhet të kemi dhe dakordsi me operatoret turistik se kur do të duhet ta kryejmë këtë shërbim. Dhe ju lutem shumë shikojeni me shumë prioritete unë kam thënë është shumë e më e pastër se ç’kanë qenë një Sarandë e mrekullueshme nga pikëpamja kur e shikon jashtë sezonit, por në sezon ka padyshim fluks më të shtuar”
Sakaq, Klosi u shpreh se duhet bërë në mënyrën e duhur menaxhimi në vijën bregdetare, në mënyrë që ajo të ndahet për bizneset, por edhe qytetarët që do të frekuentojnë bregdetin e Jugut këtë verë.
“Menaxhimi I vijës bregdetare, Vija bregdetare, rëra, nëse mund ti themi në Sarandë, por zona e Vijës së parë është 100 për 100 pronë shtetërore, pasuri kombëtare, zonë e menaxhuar në shërbim të komunitetit, strukturave të turizmit në Shqipëri Saranda sivjet në bazë t kërkesës së kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak ka shtuar zonat ku bëhet plazh 140 stacione të reja ku mund të zhvillohet plazhi I menaxhuar sot kemi një sipërfaqe më të shtuar dhe kërkesë në rritje. Ajo vijë bregdetare, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave përftuese është bashkia që menaxhohet nga një sistem që është një sistem më transparent I mundshëm, një sistem I cili nuk lë vend për paragjykime dhe dyshime.
Është alarm që eliminon 100 për 100 kontaktin e poseduesit të plazhit me administratën publike. Në Saranda janë në total 170 parcela të strukturuara nga të cilat 165 janë parcela të menaxhuara dhe 5 parcela që janë publike sidomos kjo pjesa kryesore e plazhit të Sarandës, për të qenë e ofruar për qytetarët e thjeshtë të zakonshëm që nuk duan të paguajnë për shezglon e çadra”, tha Klosi.