POLICIA E SHTETIT
Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 7400 euro dhe 4 800 000 lekë.
Sekuestrohet shuma e eurove.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases T. Sh., ku u gjetën 7400 euro dhe 4 800 000 lekë, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen T. Sh., banuese në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









