• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Bombat” e Ylli Muhos kundër Zamira Ramit: Arrogante dhe e paaftë (Deklarata e plotë)

20/02/2017
“Bombat” e Ylli Muhos kundër Zamira Ramit: Arrogante dhe e paaftë (Deklarata e plotë)

Yll Muho, ish-nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër thyen heshtjen disa ditë pas shkarkimit nga detyra prej kryebashkiakes Zamira Rami. Duke folur në televizionin publik Gjirokastra, Muho hedh akuza të ashpra ndaj kryebashkiakes së LSI-së.

“Shkresa që kryebashkiakja Zamira Rami më dërgoi në dtën 17 shkurt ka vetëm dy fjalë: “Lirohet nga detyra”. Ky është niveli dhe formimi institucional e ligjor i kësaj drejtuese”, thotë Muho.

Më tej shprehet se për 18 muaj në këtë detyrë i ka shërbyer qytetarëve dhe ka realizuar programin e mazhorancës lidhur me reformën territoriale, por shton se bashkëpunimi me Zamira Ramin ka qenë i pamundur për dy arsye:

“Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituaria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve. Në këto dy vese të shëmtuara kryetarja e Bashkisë Gjirokastër. zj. Z.Rami ka thyer rëndë marrëdhënien institucionale, politike, njerëzore si dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve”, shprehet Muho.

Duke vijuar më tej me reagimin e tij ai thotë:

“Unë i kërkoj ndjesë gjithë socialistëve, qytetarëve të Gjirokastrës që kam punuar e luftuar për të mbledhur vota për këtë zonjë që shpërdoron në mënyrë të pamerituar besimin qytetar. 64% e fitores së të majtës në pushtetin vendor në Gjirokaster ju takon pikerisht socialistëve, që ajo i denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë”, shprehet Muho.

Në fund të deklaratës së tij ish-nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër paralajmëron Zamira Ramin se për të ka nisur numërimi mbrapsht.

“Gjirokastra po humbet 4 vjet nga koha e saj me këtë kryetare që asgjë të mirë nuk i sjell këtij qyteti. Por këtë kohë të vyer ne do ta rikuperojmë shumë shpejt duke rikthyer në drejtimin e punëve të qytetit personalitetet që e meritojnë dhe punojnë për Gjirokastrën. Për kryetaren  e Bashkisë Gjirokastër zj. Zamira Rami ka nisur numërimi mbrapsht. Gjirokastra e qytetarët e saj do ta mbajnë mend e do ta kujtojnë gjatë këtë personazh sa të pavlerë aq dhe mosmirënjohëse ndaj besimit të tyre. Koha e saj ka mbaruar dhe socialistet e dinë mirë se me kë kanë të bëjnë”, përfundon Ylli Muho./ArgjiroLajm.net

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al