• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bota e F1 i përulet Vershtapenit, legjendat: Më i miri, është fenomen

10/09/2025
Bota e F1 i përulet Vershtapenit, legjendat: Më i miri, është fenomen

Maks Vershtapen vazhdoi të thyejë rekorde me një tjetër fitore mbresëlënëse në Çmimin e Madh të Italisë. Të shtunën, në provat zyrtare, siguroi “pole position” me xhiron më të shpejtë në historinë e Formulës 1. Ndërsa të dielën, holandezi kaloi i pari vijën e finishit me një avantazh prej 18 sekondash ndaj Lando Norrisit (i dyti), duke fituar garën më të shpejtë ndonjëherë në historinë e këtij sporti.

“Nuk e prisnim”, u shpreh i habitur Laurent Mekies, drejtori i ekipit, pas fitores së parë nën drejtimin e Red Bullit. “Të gjithë të dhënat tona tregonin se makinat MekLaren zakonisht kanë avantazh më të madh në garë sesa në kualifikime. Prandaj prisnim një garë më mbrojtëse dhe u përpoqëm të përgatiteshim për skenarë të ndryshëm për t’u mbrojtur ndaj tyre”, shtoi ai.

Vershtapen humbi pozicionin e parë në nisje përballë Norrisit, për shkak se shkoi shkurt në kthesën e pare dhe iu desh t’i lëshonte pozicionin britanikut për të shmangur një penalizim. Megjithatë, ai rikuperoi vendin e parë që në fillim të xhiros së katërt. “Do të thosha se ritmi ynë në garë ishte edhe më i mirë nga sa prisnim. Balanca e makinës ishte thjesht perfekte”, deklaroi Mekies.

“MAD MAX” MAHNIT ISH-KAMPIONËT – Fitorja e 66-të në karrierë la të habitur edhe kampionët të mëdhenj të së kaluarës në F1. Njëri prej tyre ishte Damon Hill, kampion bote në vitin 1996, i cili në rrjetin social “X” lavdëroi pilotin holandez të Red Bullit. “E di që e kam kritikuar ndonjëherë për manovrat dhe taktikat e tij, por nuk mund ta mohojmë faktin që Maks Vershtapen është piloti më i mirë i kësaj epoke. Një talent i jashtëzakonshëm, një fenomen”.

As Niko Rosberg, kampion bote me Mercedesin në vitin 2016, nuk i kurseu elozhet, duke ia atribuuar suksesin kryesisht aftësive të Vershtapenit. “Nuk kishte makinën më të mirë në kualifikuese, por realizoi një xhiro fenomenale. Vershtapen dëshmoi edhe një herë pse është ndër pesë pilotët më të mirë në historinë e Formulës 1”, tha gjermani, i cili më pas shtoi: “Është e pamundur të bëhet më mirë se kaq”.

ELOZHE EDHE NGA VOLF – Toto Volf, drejtuesi i ekipit Mercedes, kishte vetëm një këshillë për pjesën tjetër të garuesve: “Duhet me të vërtetë të pyesin veten çfarë po bën ndryshe”, deklaroi ai për “Servus TV”, duke iu referuar Verstapenit. “Sot, një pilot i ka lënë në hije të gjithë të tjerët”, u shpreh Volf.

Related Posts

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)
Sport

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al