Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.
Pasditen e sotme, trajneri Armir Grima pati në dispozicion grupin e plotë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku skuadra zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar në aspektin taktik dhe në vendosjen në fushë.
Ekipi i vajzave do të zhvillojë nesër në stadiumin “Loro Boriçi” edhe seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Çekisë.
Shqipëri – Çeki do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 7 mars në ora 18:00. Hyrja do të jetë falas dhe ndeshja do të transmetohet live në FSHF Tv.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








