Sulmuesi anësor i Brazilit Douglas Costa, sipas të gjitha gjasave, e ka humbur Botërorin e Rusisë, pas dëmtimit në kofshë gjatë ndeshjes me Kosta Rikën. Frika ishte e madhe për një dëmtim serioz dhe kështu ka rezultuar.
Sipas konstatimit të mjekëve, koha e rikuperimit për lojtarin brazilian të Juventusit shkon nga 15 në 20 ditë, që do të thotë se rikthimi në fushë do të jetë pas përfundimit të kampionatit botëror.
Trajneri i Brazilit, Tite, ka bërë të ditur se Douglas Costa nuk do të luajë në ndeshjen e fundit në grup me Serbinë, që zhvillohet më 27 korrik, por tashmë është e qartë se ai ka humbur edhe shumë ndeshje të tjera, ndoshta të gjitha.