Një dramë e vërtetë ndodhI në grupin H në dy ndeshjet Japoni-Poloni dhe Senegal-Kolumbi. Me golin e shënuar prej polakëve , në fazën tjetër futeshin Kolumbia dhe Senegali, por kolumbianët nuk donin që fatin e tyre t’a linin në duart e ndeshjes tjetër dhe kështu vijuan sulmin ndaj portës senegaleze duke shënuar me Mina në minutën ’74. Ky gol ndryshoi skuadrat që kualifikoheshin në fazën tjetër. Tashmë, nuk është Kolumbia me Senegalin, por Kolumbia me Japoninë që shkojnë në fazën tjetër.