Një botëror pa birrë është si të notosh pa ujë… Nuk është shaka. Lokalet dhe pabet e Moskës kanë dhënë alarmin. Sipas tyre, sasitë e birrës kanë nisur të pakësohen me shpejtësi dhe shumë shpejt nuk do ketë më birrë për tifozët. Gazeta Bild shkruan se pronarët e lokaleve thonë se nuk ishin të përgatitur për këtë vërshim tifozësh. Mijëra anglezë, brazilianë, peruanë, argjentinas e meksikanë kanë mbushur sheshet në Moskë. Pija e tyre e preferuar mbetet birra. “Ne kemi vodka e verë sa të duash, por ata nuk e preferojnë,” tha një pronar lokali. Nga dhjetë lloje birrash në meny, tashmë ka vetëm 2 ose 3. Për më tepër, markat e huaja të birrave janë zhdukur me shpejtësi dhe furnizimi me to do të kërkojë kohë.