• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bozo: Paslëkundjet e tërmetit do të vijojnë për një kohë të pacaktuar

29/01/2020
Bozo: Paslëkundjet e tërmetit do të vijojnë për një kohë të pacaktuar

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo vijon të jetë një zë qetësues për qytetarët shqiptarë, të cilët prej nëntorit jetojnë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me Ola Brukon, Bozo ka vijuar edhe sot misionin e saj, duke dhënë edhe disa këshilla të vlefshme.

Ajo tha se lëkundja e mbrëmshme e tërmetit në orën 21:15 minuta ishte një pasgoditje dhe të tilla do të vazhdojnë ende për një kohë të pacaktuar. Bozo theksoi se duhet të bëhet shumë në aspektin e edukimit të qytetarëve për këtë çështje.

“Toka asnjëherë nuk ka për të gjetur paqe sepse kështu është i ndërtuar planeti ynë dhe sistemi diellor i ka këto. Janë fenomene shumë të zakonshme brenda rruzullit tonë tokësor. Rruzulli është i përbërë nga jonosfera që çlirojnë energji të jashtëzakonshme dhe kjo energji shkon drejt pjesës sipërfaqes ku ndodhet korja tokësore. Kjo kore është këputur dhe janë krijuar 6 pllakat e famshme. Janë fenomene që ndodhin vazhdimisht. Është normale që gjithë kjo energji që grumbullohet kur është në një sasi të madhe dhe e gjen zonën të dobësuar në sipërfaqe ndodhin.
Kjo është normale dhe këtë insistoj në takime me njerëzit. Duhet të bësh shumë në aspektin e edukimit. Këta që janë sot 40 vjeç nuk e kanë përjetuar dhe iu duk qamet i madh. Ne jemi në një territor që është shumë sizmik”, tha Bozo.

Sipas inxhinierës së famshme dhe shumë të dashur për shqiptarët, tërmeti me magnitudë 4.9 i regjistruar një natë më parë ishtë një paslëkundje dhe është i gjithë proces i tërmetit të 26 nëntorit.
“Kjo energji çlirohet në mënyrë shumë brutale. Ka një paralajmërim të vogël. 21 shtatori ishte një lloj paralajmërimi. Para se të ndodhte pati një lloj paralajmërimi. Kjo energji nuk çlirohet dot menjëherë, do kohën e vetë. Varet nga shumë aktorë. Në çfarë thellësie çlirohet, sa është çarja tektonike. Ne kemi zonën e Mesdheut ku bien 25% e tërmeteve. Nga studimet që kanë bërë sizmologët tanë, ata parashikuan që tërmetet si i 1979 përsëriten pas 40 vitesh, tërmete të kësaj natyre. Se territori ynë ka pasur dhe tërmete shumë më të fuqishme. Qameti është nëse ne nuk marrim masa që të mbrohemi. Tërmeti i 21 shtatorit mund të ishte një paralajmërim. Çfarë janë pas 26 nëntorit janë pasgoditje. Nëse shikoni kurbën, të gjitha kanë vlerën më të vogël se ai”, theksoi zonja Bozo.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Laporta rizgjidhet president i Barçës, triumf absolut, konfirmohet edhe Flick (VIDEO)

Laporta rizgjidhet president i Barçës, triumf absolut, konfirmohet edhe Flick (VIDEO)

16/03/2026
Barça “shpërthen” ndaj Sevilla-s, Raphinha realizon “tripletë”, Flick: I lumtur për këtë fitore dhe për Gavi-n (VIDEO)

Barça “shpërthen” ndaj Sevilla-s, Raphinha realizon “tripletë”, Flick: I lumtur për këtë fitore dhe për Gavi-n (VIDEO)

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al