Një 34-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë dhe është vënë nën hetim nga policia.
Ka qenë bashkëshorti i 34-vjeçares, i cili ka kryer kallëzimin, pasi bashkëshortja e tij shtetasia J. R., është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.