• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Brenda shtëpisë ku ndodhi tragjedia e familjes Josifi (VIDEO)

06/07/2020
Brenda shtëpisë ku ndodhi tragjedia e familjes Josifi (VIDEO)

Katër ditë pasi në këtë dhomë, u hoq trupi i pajetë i Anisa Josifit, dysheku me njollat e vdekjes, është larguar nga të afërmit e familjes Josifi.

Ne sot patëm mundësi të hynim në këtë shtëpi. Ajo tani është e heshur, por për 15 muaj brenda këtyre mureve u konsumua një tragjedi e rëndë. Kjo është dhoma e ndenjes, ku gratë e kësaj shtëpie qëndronin të vetme dhe të mbylllura prej 27 marsit të vitit 2019, kur Anisa Josifi ndërroi jetë pas refuzimit të ushqimit dhe krizave të rënda nervore.

Kjo është kuzhina e shtëpisë, të cilën Zhaneta dhe dy vajzat e saj, nuk e përdorën dhe zgjodhën të vetëflijohen duke mos u ushqyer. Dera e këtij ballkoni nuk u hap për një kohë të gjatë dhe tre banorët e shtëpisë, kishin hequr dorë nga çdo lloj përkujdesje. Këtë e tregojnë lulet e thara mbi dritare.

Ndërsa në këtë dhomë, ku u shua Anisa 15 muaj më parë, në ajër qëndron e fortë era e rëndë e trupit që dekompozohej i pakallur, trupi i Anisës u gjet i tretur, e ndërsa nëna e saj, e ulur në krah ku kishte dhënë shpirt duke u lutur për ringjalljen e së bijës. E vetmja pamje e gjallë në këtë shtepi është fotoja e dy motrave Josifi, të cilat duket se kanë qenë të lumtura në momentin e fiksimit të saj.

Nëpër shtëpi, ne gjetem pjesë ditari që duken se janë shkruar nga disa duar të ndryshme. Janë fjali dhe shprehje të shkëputura nga shkrimet e shenjta. Disa nga shkrimet janë marrë nga policia për të kuptuar më shumë rreth tragjedisë. Të treja grate, gjatë kohës që kanë qëndruar brenda, janë munduar të gjejnë arsyetimin e asaj që po bënin, siç është edhe kjo fjali:

“Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por fle”.

Këtë shprehje, Zhaneta Josifi ia kishte thënë edhe të afërmve të saj, kur ata kërkonin që të takonin Anisën. Duket se keqinterpretimi i fesë dhe me gjasë problemet e rënda mendore, historia e dhimbshme me dy vdekje në familje, bashkëshorti i Zhanetës e më pas një familjar i saj, i kanë paraprirë tragjedisë.

Në librat e shenjtë ato kanë nënvizuar edhe shprehje duke dashur t’i japin kuptim veprimeve dhe riteve që kryenin. Ja një prej tyre:

“Dhe në qoftë se Fryma e atij që ringjalli Krishtin, prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u jap jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të frymës së tij që banon në ju.”/ TCh

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al