Kryepeshkopi Janullatos prej dy ditësh ndodhet në Greqi për mjekim të specializuar pasi u infektua me koronavirus. Ditën e sotme ai u vizitua në spital në Athinë edhe nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, e cila i uroi shërim dhe rikthim të shpejtë në Shqipëri. Ambasadorja qëndroi në spital dhe bisedoi disa minuta me Kryepeshkopin përmes përkthyesit në gjuhën greke. Gjendja e Kryepeshkopit është stabilizuar sipas mjekëve./ Abc