Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, se me buxhetin e vitit 2018 do të rrisim dy herë pagesën e ndihmës ekonomike, duke e shtrirë skemën në të gjithë vendin nga 1 janari 2018. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, duke ju përgjigjur interesimit të deputetëve për partneritetin publik privat të laboratorëve u shpreh se: “Shërbimi i laboratorëve do të shtrihet gjatë vitit 2018 në 18 spitale të vendit nga të cilat 5 spitale universitare, 11 spitale rajonale dhe 2 spitale bashkiake atë të Sarandës dhe të Lushnjës. Do të kryehen 160 lloje analizash për të gjithë pacientët e shtruar dhe pacientët e referuar ambulatorë, duke ju kursyer shqiptarëve pagesat nga xhepi dhe duke rritur standartin dhe cilësinë e shërbimit laboratorik në spitalet tona publike”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.









