Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj akuzon Partinë Demokratike për humbjen e zgjedhjeve nga opozita.
Sipas një postimi në rjrett sociale, ajo thotë se Basha kishte skenaret e tij dhe jo të opozitës.
Konstatimit të një prej ndjekësve nëse gabimi më i madh është ikja nga Parlamenti dhe shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka, ajo përgjigjet:
“Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabu e para sepse kam qenë pro atij vendimi.
Por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës”.









